Gjykimi i Shkurtuar


Nocione të përgjithshme mbi Gjykimin e Shkurtuar:
“Gjykimi i Shkurtuar” në legjislacionin shqiptar proçedurial njihet si një nga llojet e gjykimeve të posaçme, ku në vetvete përbën një institut të së drejtës, si dhe njëkohësisht është shprehje e qartë e karakterit demokratik të legjislacionit penal në fuqi.
Me hyrjen në fuqi të K.Pr.Penale më 01.08.1995, u sanksionua në këtë ligj të rëndësishëm organik edhe ky institut i së drejtës, i cili shënon hapa më përpara në kuadrin e mbrojtjes dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Në Kodin e Procedurës Penale “Gjykimi i Shkurtuar” është rregulluar në dispozitat e veçanta në kuadrin e gjykimeve të posaçme në Kreun IV të këtij Kodi, duke filluar nga neni 103 i K.Pr.Penale.
Ky institut i ri i aplikuar prej disa vitesh në sistemin gjyqësor penal, ka qënë vazhdimisht objekt debatesh, si në literaturën juridike ashtu edhe në zbatimin praktik të tij, rast pas rasti.
Duke mos dhënë definicionet e një përkufizimi përfundimtar lidhur me institutin e “gjykimit të shkurtuar” është arritur të kristalizohet mendimi, se ky institut i të drejtës proçeduriale penale në vetvete përbën, së pari:
Një lloj të veçantë, apo special të gjykimit penal, dhe së dyti në kuadrin e gjykimeve të posaçme përbën një lloj gjykimi, i cili vihet në lëvizje në bazë të rëndësisë së palës së akuzuar, ose në kuptimin proçedurial penal, të pandehurit, apo përfaqësuesit të tij të posaçëm.
Veçantia e “Gjykimit të Shkurtuar” duhet parë, si në planin ekonomisë gjyqësore, që ofron kjo mënyrë e të gjykuarit, ashtu edhe në drejtim të mënyrës së vënies në lëvizje të gjykatës dhe proçedurës së “Gjykimit të shkurtuar”.
Në planin e ekonomisë gjyqësore do të theksonim se “Gjykimi i Shkurtuar” në vetvete është një kalim dhe kursim kohe për gjykatën, pasi rritet dukshëm shpejtësia e të proçeduarit penal prej saj. Kjo situatë vjen nga fakti se “gjykimi i shkurtuar” ndryshon nga gjykimi i zakonshëm. Shmanget një nga fazat më të gjata të të proçeduarit gjyqësor, i cili është shqyrtimi gjyqësor. Për rastin konkret do të bëhet fjalë jo për shqyrtim gjyqësor, por për “diskutim në lidhje me çështjen”. Diskutimi i lidhur me çështjen në vetevete përfshin momentin menjeherë pas pranimit të kërkesës për “gjykim të shkurtuar” dhe në kuptimin proçedurial penal ezaurohet me parashtrimin në mënyrë sintetive të rezultateve të hetimeve paraprake nga ana e përfaqësuesit të akuzës (prokurorisë), dhënien e ndonjë shpjegimi nga i pandehuri (gjithmonë nëse dëshiron) dhe futjen e akteve në fashikullin e gjykatës për efekt të nenit 371 të K.Pr.Penale, për të kaluar më pas në konkluzionet përfundimtare të palëve.
Pra sikuse evidentohet më lart kemi të bëjmë me kapërcim të një faze të tërë proçedimi penal, sikundër është ajo e marrjes dhe e shqyrtimit të provave të kërkuara nga palët ndërgjyqëse në procesin penal.
Sikurse u shprehëm më lart, veçantia e këtij lloj gjykimi, duhet parë edhe në mënyrën se si vihet në lëvizje gjykata, për të proceduar më pas me “gjykim të shkurtuar”.
Pra nxjerrja në pah e këtyre veçantive që ofron gjykimi i shkurtuar, mënyra e proçedimit sipas tij, në situata të ndryshme juridike, si dhe dhënia e disa mendimeve juridike, lidhur me disponimin e gjykatës, lidhur me gjykimin e shkurtuar përbën qëllimin kryesor të këtij materiali shpjegues.

PROCEDURA E GJYKIMIT TË SHKURTUAR NË SITUATA TË
NDRYSHME JURIDIKE PROCEDURALE
Siç parashikohet teksualisht në nenin 403 të K.Pr.Penale kërkesa për gjykim të shkurtuar bëhet me shkrim, ose me gojë nga i pandehuri, apo përfaqësuesi ligjorë i tij, të paktën tre ditë përpara datës së seancës gjyqësore duke e depozituar kërkesen në sekretarinë e gjykatës.
Kërkesa e deklarimit me gojë mund të bëhet në seancën gjyqësore nga i pandehuri ose nga përfaqësuesi i tij ligjor i posaçëm, para deklarimit të hapur të shqyrtimit gjyqësorë, ose në momentin e kërkesës paraprake për proçesin penal.
Në nenin e sipërpërmëndur nuk ka dyshim se kërkesa për “gjykim të shkurtuar” sintetizohet si një e drejtë e të pandehurit, për të kërkuar të procedohet me këtë lloj gjykimi të posaçëm, por gjithmonë nuk duhet të konfondohet kurrsesi me pranimin e fajësisë, si kusht për kërkesën për gjykim të shkurtuar, sikurse ndodh rëndom në praktikat gjyqësore penale. Kërkesa për gjykim të shkurtuar lidhet organikisht me faktet që janë bërë objekt akuze, si dhe në gjëndjen e akteve proçedurale penale në momentin e paraqitjes së kërkesës. Koncepti i pranimit të fajësisë që në fillim nga ana e të pandehurit është një argument tjetër, të cilin do përpiqemi ta analizojmë në këtë material më poshtë.
Sikurse parathamë më lart, kërkesa për gjykim të shkurtuar ka në themel gjëndjen e akteve proçedimore penale, pra fashikullin penal, sipas kuptimit të nenit 332 të K.Pr.Penale të depozituar në gjykatë nga ana e përfaqësuesit palës së akuzës.
Nëse i pandehuri kërkon të zgjidhet çështja në gjëndjen që janë aktet, pa filluar shqyrtimi gjyqësorë, situatë e cila përbën shortin për vënien në lëvizje të gjykatës lidhur me faktin, nëse duhet apo jo të proçedohet me gjykim të shkurtuar.
Momenti i paraqitjes së kërkesës në gjykatë dhe disponimi i gjykatës përbën një provë mjaft delikate, për ecjen e mëtejshme të proçedimit gjyqësor penal, pasi në praktikë vazhdimisht paraqiten situata të ndyshme juridike në lidhje me të.
Një situatë juridike e krijuar në praktikë është ajo që lidhet me çastin kur, kërkesa për gjykim të shkurtuar bëhet nga ana e mbrojtësit të posaçëm të të pandehurit, në kuptimin proçedural penal. Që këtej do të hapim një paranteze.
 Si rast të parë evidentojmë paraqitjen e një kërkese për gjykim të shkurtuar nga ana e përfaqësuesit të posaçëm në seancë gjyqësore me gojë apo me shkrim pranë sekretarisë gjyqësore, 3 ditë para datës së gjykimit të çështjes, kur i pandehuri është në gjëndje arresti në burg.
 Si rasti të dytë do të përmëndim paraqitjen e një kërkese për gjykim të shkurtuar nga ana e përfaqësuesit të posaçëm të të pandehurit në mungesë. Në lidhje me rastin e parë, duhet theksuar se në praktikë është proçeduar gjithnjë duke marrë pëlqimin e të pandehurit lidhur me kërkesën e bërë nga mbrojtësi i tij i posaçëm për gjykim të shkurtuar. Pëlqimi i të pandehurit jepet shprehimisht në seancën gjyqësore prej tij, duke pranuar zgjidhjen e çështjes në gjëndjen që janë aktet efektivisht në fashikull.
Është kristalizuar mendimi se, për rastin konkret marrja e pëlqimit të pandehurit nga ana e gjykatës është determinant, pasi tek e fundit ky lloj gjykimi i posaçëm, lidhet drejtperdrejt me të pandehurin ose me interesat e tij proçedurale. Në praktike ndodh shpesh që, pranimi i kërkesës për “gjykim të shkurtuar” nga ana e gjykatës kushtëzohet nga pranimi i akuzës ose i fajësisë nga ana e të pandehurit. Nuk mund kurrsesi të kushtëzojë pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar. Kjo gjë rezulton fare qartë nga interpretimi logjik që i bëhet nenit 404/1 të K.Pr.Penale. Pra pranimi ose jo i kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Ka dy premisa bazë:
Së pari vënia në lëvizje e gjykatës konform nenit 403 te K.Pr.Penale me anë të kërkesës për “gjykim të shkurtuar”, dhe së dyti, ekzistenca e mundësisë për të zgjidhur çështjen në gjëndjen siç janë aktet, e kushti i dytë është determinat për mundësinë e proçedimit në këtë mënyrë pasi në të kundërt, detyrimisht do të kishim shqyrtim gjyqësor konform nenit 355 e vijues të K.Pr.Penale.
Interesant, paraqitet rasti i cili përbën edhe burim debati në literaturën juridike penale, apo në praktikën, ku kërkohet në mënyrën eminente në unifikimin e saj, lidhet me kërkesën për “gjykim të shkurtuar”, që bëhet nga mbrojtësi i posaçëm i një të pandehuri në mungesë.
Në rastin konkret ekziston një demarkacion midis penalistëve, një pjesë e të cilëve e përjashtojnë në mënyrë kadegorike pranimin e një kërkese të tillë për sa kohë që i pandehuri është në mungesë, ose i shmanget hetimit dhe gjykimit të çështjes.
Një pjesë tjetër janë të mendimit se një kërkesë e tillë duhet pranuar, por mbetet e kushtëzuar nga shprehja e vullnetit të të pandehurit në aktin e përfaqësuesit lidhur me të drejtën e mbrojtesit të posacëm, për të kërkuar “gjykim të shkurtuar”.
Ekziston mendimi se vullneti i shprehur nga ana e të pandehurit në aktin e përfaqësimit, prokurë e posaçme duke caktuar mbrojtësin e tij, si dhe duke i dhënë tagra atij për të kërkuar “gjykim të shkurtuar” në ngarkim të tij, duhet të respektohet nga gjykata. Pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar në një rast të tillë ka si premisë bazë:
Së pari kërkesa është bërë nga ana e mbrojtësit të posaçëm të të pandehurit, situatë që vjen konform nenit 403/1 të KPr.Penale, ku konstatohet nga ana gramatikore lidhësa “ose… mbrojtësi i posacëm”. Mbrojtësi i posacëm për efekt të ligjit proçedurial penal është ai i caktuar me vullnetin e të pandehurit duke materializuar formalisht këtë caktim, me një akt përfaqësimi, sic është prokura e posaçme, e legalizuar pranë një noteri konfom ligjit për noterinë. Kjo mënyrë e caktimit të mbojtësit parashikohet në nenin 48/2 të K.Pr.Penale. Paraqitja e kërkesës nga ana e mbrojtësit të posaçëm të të pandehurit, vjen konform edhe me nenin 50 të K.Pr.Penale.
Së dyti premisa tjetër, për parimine kërkesës për “gjykim të shkurtuar” lidhet me mundësinë e zgjidhjes së çështjes në gjendjen sic janë aktet, në respekt të nenit 404/1 të K.Pr.Penale.
Së treti ekziston mendimi se, një nga kushtet bazë për të proceduar me gjykim të shkurtuar për të pandehurin në mungesë lidhet jo vetëm me dhënien e të drejtës së kërkimit të “gjykimit të shkurtuar” nga ana e mbojtësit të posaçëm, por edhe me shprehjen e vullnetit të të pandehurit, në aktin e përfaqësimit të lëshuar nga noteri, se dëshiron që gjykimi të zhvillohet në mungesë tëtij, duke qënë i përfaqësuar nga mbojtësi i tij i posaçëm.
Pra kemi një kapërcim të pengesës ligjore të parashkruar nga neni 405/1 i K.Pr.Penale, në lidhje me mënyrën se si zhvillohet seanca, për “gjykimin e shkurtuar”. Pra ky është momenti delikat për të proceduar dhe për të patur mundësinë për “gjykim të shkurtuar”. Pra është kristalizuar mendimi se shprehja e vullnetit të të pandehurit në aktin e përfaqësimit për të proçeduar në mungesë të tij bën të mundur të superohet kërkesa e nenit 405/1 K.Pr.Penale lidhur me praninë e tij në seancë gjyqësore. Detyrimi i mësipër rredh nga parimet e përgjithshme të legjislacionit tonë proçedurial penal, i cili përshkrohet fund e krye nga parimet e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe nuk pengojnë mundësinë e gjykimit të të pandehurit në mungesë te tij. Gjithashtu dispozitat e nenit 351/1 dhe 351/2 parashikon mundësinë e zhvillimit të gjykimit të të pandehurit në mungesë, në rastin kur një gjë e tillë kërkohet shprehimisht, apo jep pëlqimin që gjykimi të zhvillohet në mungesë të tij.
Një problem i vecantë, i cili lind shumë shpesh në praktikë lidhur me gjykimin e shkurtuar ka të bëjë me rastet kur përsëritet për efekt të nenit 404/2 një kërkesë e refuzuar për “gjykim të shkurtuar”. Sikurse rezulton nga kjo dispozitë, një kërkesë për gjykim të shkurtuar ka të bëjë me rastin, kur përsëritet për efekt të nenit 404/2 të K.Pr.Penale mund të përsëritet derisa nuk janë dhënë konkluzionet përfundimtare të palëve (neni 378 i K.Pr.Penale).
Lidhur me situatën e mësipërme praktika ka krijuar vazhdimisht situata të ndryshme juridike në varësi nga vepra penale dhe natyra e tyre.
Praktika tregon se ka situata të tjera juridike në lidhje me mënyrat në të cilat paraqitet një kërkesë për “gjykim të shkurtuar”. Mendojmë se gjykata çdo rast duhet ta trajtojë me frymën e rregullave e parimeve të përgjithshme, si të legjislacionit tonë proçedurial penal, ashtu edhe atij kushtetues, duke respektuar gjithnjë liritë e të drejtat e njeriut, të cilat qëndrojnë në themel të sistemit tonë të së drejtës.
Disa elementë që kanë dalë në pah dukshëm të Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003,
 Gjykimi i shkurtuar ka vlerë për ekonomi gjyqësore, sepse thjeshton dhe shkurton proçedurat, rrit shpejtësinë dhe efektivitetin e gjykimit dhe sjell si pasojë një përfitim për të pandehurin në uljen në një 1/3 e masës së dënimit dhe mos aplikimin e dënimit me burgim të përjetshëm.
 Ky përfitin i cituar më lartë, nuk duhet kursesi të shkojë në dëm të dhënies të drejtësisë. Pra kërkesën e të dënuarit dhe të mbrojtësit të posaçëm të tij, gjykata e pranon vetëm atëherë, kur ajo praktikisht bindet se mund të përfundojë çështjen në gjendjen që janë aktet, pa qënë nevoja për shqyrtimin gjyqësor.
 Ky vendim unifikues ka konsoliduar ligjërisht faktin se kërkesa për gjykim të shkurtuar bëhet derisa, të mos jetë filluar shqyrtimi gjyqësor dhe se nuk mund të riparaqitet më, kur ai ka filluar.
 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë nëpërmjet këtij vendimi unifikues arrijnë në përfundim se, në një gjykim me disa të pandehur nuk mund të proçedohet për disa me gjykim të posacëm, dhe për të tjerët me gjykim të zakonshëm, ku bën përjashtim rasti kur jemi në kushtet e nenit 93 të K.Pr.Penale.
 Këtij gjykimi në dallim nga gjykimi i zakonshëm i mungon faza e marrjes së provave dhe kërkesat lidhur me pavlefshmërinë e tyre.
 Konsensusi i përfaqësuesit të akuzës nuk është kusht i domosdoshëm që gjykata të pranojë kërkesën e të gjykuarit, për të proceduar me gjykim të shkurtuar.
 E drejta e organit të akuzës për të ankimuar vendimin e ndërmjetëm të gjykatës për gjykim të shkurtuar është është legjitime dhe mund ti bashkëlidhet ankimit përfundimtar të saj.

PËRMBLEDHJE
GJYKIM I SHKURTUAR
Ky material në mënyrë sintetike trajton një nga institutet më të reja proceduriale penale të legjislacionit tonë e konkretisht gjykimi i posacëm, i shkurtuar.
Materiali trajton fillimisht definicionin e këtij instituti të të drejtës proçeduriale penale, si një nga shprehjet e demokratizimit të legjislacionit tonë të ri penal.
Kristalizimi i një mendimi juridik në lidhje me mënyrën e proçedimit për disa raste që paraqiten në praktikën gjyqësore, për “gjykimin ë shkurtuar” përbën edhe qëllimin e ketij materiali.
LITERATURA:
Kodi Procedurës Penale,
Vendim unifikues i Gjykatës së Lartë nr.2, datë 29.01.2003,
Vendime të ndryshme të gjykatës

1 commento:

  1. Kush është duke e lexuar këtë dëshmi sot duhet të festojë me mua dhe familjen time, sepse të gjitha filluan si shaka për disa njerëz dhe të tjerë thanë se ishte e pamundur. Emri im është DHIMITËR ALEKSANDËR dhe unë jam nga Korçë, por unë shkoj në Çikago SHBA me gruan time. Unë jam i martuar për fat të mirë me dy fëmijë dhe një grua të bukur. Diçka e tmerrshme ka ndodhur me familjen time, kur humbi punën dhe gruaja ime u largua nga shtëpia sepse nuk mund të kujdesesha mirë për veten dhe nevojat e familjes. e saj dhe fëmijët e mi në atë moment të veçantë. Kam arritur për nëntë vjet, nuk ka grua që të më mbështesë për t'u kujdesur mirë për fëmijët. Unë të përpiqet të dërgojë një mesazh provë për gruan time, por ajo bllokuar mua nga të folur me të unë të përpiqet të bisedojë me mikun e saj dhe anëtarët e familjes së saj, por ende e di se dikush mund të më ndihmoni dhe unë kam qenë aplikuar më vonë për të aq shumë kompani, por ende ata e bënë mos më thirr, derisa të vijë një ditë besnike që kurrë nuk do ta harroj në jetën time. kur takova një mik të vjetër të të cilit i shpjegova të gjitha vështirësitë e mia dhe ai më tregoi për një njeri të madh që e ndihmonte atë të merrte një punë të mirë në coca cola kompani dhe ai më tha se një magji e tij magji, por unë jam një person i cili kurrë nuk besojnë në magji spell, por i vendosur për të dhënë atë një provoni dhe Drigbinovia më udhëzoi dhe më tregoi se çfarë të bëni në këto shtatë ditë të drekës spell. Unë ndjek të gjitha udhëzimet dhe bëj atë që ai më kërkoi të bëj mirë.Drigbinovia sigurohuni që gjithçka ka shkuar mirë dhe gruaja ime do të më shohë përsëri pas punës së mrekullueshme të Drigbonovia. Gruaja ime më thirri me një numër të panjohur dhe kërkoi falje dhe ajo më tha se ajo me të vërtetë më mungon mua dhe fëmijët tanë dhe gruaja ime të kthehen në Home.and pas dy ditësh Një kompani që unë kam qenë duke dërguar letërnjoftimin tim të quajtur, tani unë jam menaxheri i kompani në SHBA. Unë ju këshilloj nëse keni ndonjë problem të dërgoni një mesazh në këtë email: doctorigbinovia93@gmail.com ose WhatsApp në atë në +2348144480786 dhe do të merrni rezultatin më të mirë. Merrni gjërat si të mirëqena dhe do t'ju merren. Unë ju uroj më të mirë.

    RispondiElimina

Shënim i Stafit

Opinionet e shprehura dhe studimet juridike e publikuara në këtë Website janë të autorëve përkatës qe I kane shkruar ato. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në qoftë se shkrimi është upload-uar pa lejen e autorit.Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për pikëpamjet, vërtetësinë e informacionit që përmbajnë artikujt që publikohen dhe shkeljet e se drejtës së autorit.Kushdo që ka ndonjë ankese rreth së drejtës së autorit ne publikimet e ketij website, është I lutur te dërgoje një email edrejta1@gmail.com. Ne do ta shqyrtojmë me përgjegjesi ankesën dhe do ta heqim menjëherë shkrimin.Për të mos arritur deri aty,ju lutem respektoni të drejtën e autorit